Wake Up/ Njihuni me vajzat e para shqiptare të mundjes. Janë Kampione Ballkani
20/05/2019 12:46

Prej rreth 1 viti e gjysmë është formuar ekipi i parë i vajzave të mundjes, të cilat kanë marrë pjesë në disa aktivitete mbarëkombëtare dhe në kampionatin Ballkanik të vitit të kaluar. Së fundmi, Ekipi Kombëtar Shqiptar u përfaqësua nga gjashtë sportiste femra në Kampionatin e Kupës së Shqipërisë “Muhamet Malo”, të zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova” në Tiranë, nga të cilat të gjashta u vlerësuan me medalje të vendit të parë dhe të dytë. Trajneri që i ka stërvitur këto vajza por edhe shumë mundës të tjerë ndër vite është Altin Kurti. Në Shqipëri akoma duket si një tabu që të flasësh për vajza mundëse por kjo nuk është hera e parë që ato dalin me rezultate shumë të mira në këtë disiplinë. Para disa mujash Tea Sulo në kategorinë 57kg dhe Anxhela Imeraj në kategorinë 59 kg patën një tjetër garë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të Mundjes për të rinj 2018. Pavarësisht përballjes me kundërshtare shumë të forta të nivelit olimpik nga Turqia, vajzat e ekipit kombëtar, ia dolën të zhvillojnë me sukses ndeshjet e tyre të para zyrtare, duke u kurorëzuar me medalje bronxi. Ekipi u rendit i dyti në klasifikim, i ndjekur nga Greqia në vend të 3-të.

Top Channel/ Kampionati Europian i Snooker, qindra sportistë nga 40 shtete garojnë në Golem
13/10 20:04
Top News- Te Kombëtarja për herë të parë. Klisman Cake-ftesa, një surprizë, përjetë kuqezi
13/10 19:48
Top News- Kombëtarja pret Jordaninë. Sylvinho-Më shumë se miqësore,ndihem akoma më shqiptar
13/10 19:47
Top Channel/ Festë madhështore në Prishtinë/ Fitorja e kombëtares shqiptare u prit me entuziazëm
12/10 13:03
Top Channel/Festë në të gjitha trevat/Futbollistët priten si heronj, jehonë nga Prishtina në NewYork
12/10 12:33
Top Channel/ Kuqezinjtë priten si heronj/Festa nisi që në dhomat e zhveshjes, nuk munguan incidentet
12/10 12:20
Top Channel/ Përshëndetja e stjuardesës teksa Kombëtarja mbërrin në aeroport: Mirëserdhët kampionë
12/10 12:19
Top Channel/Nga Islanda në Suedi, shqiptarët e bëjnë kuqezi! Festimet ‘perlë’ pas mundjes së Serbisë
12/10 09:20
Top Channel/ Ekskluzive! Fitorja historike në Serbi, festa e çmendur në autobusin e Kombëtares
12/10 09:18
Top Channel/ Rrugët e Vlorës “pushtohen” nga makinat me flamuj! Shqipet festojnë fitoren me Serbinë
12/10 00:22
Top Channel/ Shkodra feston, nuk mungon gëzimi as në këtë qytet! Festë pas fitores së bujshme kuqezi
12/10 00:21
Top Channel/ Festë edhe në Korçë, kuqezinjtë gëzojnë pas fitores 1-0 të kombëtares
12/10 00:21
Top Channel/ Në Fier, festë pas mundjes së Serbisë në shtëpi! Kënga oshëtin nëpër rrugë
12/10 00:21
Top Channel/ Tifozat kuqezi ndezin atmosferën në Durrës, festë e zjarrtë pas fitores shqiptare
12/10 00:21
Top Channel/ Me flamurin e UÇK-së dhe këngë, shqiptarët e Kosovës festojnë pas mundjes së Serbisë
12/10 00:05
Top Channel/ Edhe në Lushnjë nis festa, fitorja në Serbi mbush rrugët e qytetit
12/10 00:03
Top Channel/ Kukësi feston pas ndeshjes, kuqezinjtë dalin në rrugë të festojnë me makina
12/10 00:03
Top Channel/ Shqiptarët ndezin atmosferën edhe në SHBA, shpërthen festa pas fitores së kombëtares
12/10 00:02
Top Channel/ Kryeqyteti ngrihet në këmbë të festojë, fitorja në Serbi ndez festën
12/10 00:02
Top Channel/ Festë e çmendur, Manaj ndan atmosferën elektrizuese në dhomat e zhveshjes pas fitores
11/10 23:56