Gjithmonë e më shumë turistët e huaj po vizitojnë Shqipërinë, ndërsa vetë shqiptarët po njohin zonat e vendit, bukuritë natyrore, dhe po organizojnë ture private apo të organizuara. Por shpesh, duke mos njohur terrenin dhe rreziqet që ka natyra dhe relievi, ata e pësojnë ose duke u aksidentuar, ose duke humbur. Para katër ditësh, një grup prej 5 personash kanë mbetur të bllokuar prej të paktën 3 orësh në Shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.