Opera “La Boheme” e Giacomo Puçini, mbetet një nga operat më të suksesshme. Regjia e kësaj vepre i është besuar një regjisoreje të re, Ada Gurra e cila realizon për herë të parë në karrierën e saj një vepër dhe produksion të këtyre përmasave. Vënia në skenë e kësaj opere është produkt i punës së disa të rinjve profesionistë dhe të talentuar që Teatri i Operas dhe Baletit i ka mbështetur në këtë projekt.