Pas suksesit me operan "Karmen" baritoni Gëzim Myshketa, i cili provoi veten edhe si regjisor do të donte të rikthehej sërish me një projekt në skenën e Teatrit të Operas por kësaj radhe me një ide "të çmendur" siç e vlerëson dhe ai vë. "Kam idenë çmendur ta zhvendos Opera "Toska" në kohën e diktaturës. Kjo vepër ka shumë elementë që i flasin asaj kohe". Kjo është hera e parë që ai e bën publike idenë e tij, të cilën siç u shpreh në intervistën e tij në Wake Up do t'ja prezantojë edhe drejtuesve të TKOB-së.