Gentian Zenelaj është ndër aktorët e humorit që prej vitesh ka bërë për vete një publik të gjerë. Por projekti i tij më i ri, për komedinë “Zyrtarisht Beqare”, me regji të Armand Bora dhe autor Alil Vardar, ku për katër ditë radhazi nga data 21-24 nëntor do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit "Skampa" në Elbasan dhe më pas do të vijojë rrugëtimin edhe në Tiranë. Por përtej angazhimit në teatër dhe në televizion Genti është një baba i përkushtuar, siç ka deklaruar është pikërisht ai që i tregon përralla çdo darkë vajzës së tij Aria.