Pesë gjenerata ka arritur të fiksojë me aparatin e tij dhe jo vetëm kaq, por të komentojë, edhe ngjarjet më të bujshme, brenda Oborrit Mbretëror në Angli. E kemi fjalën për ish fotografin e pallatit Mbretëror, Ian Pelham Turner. Ian ushtron profesion e gazetarit për 53 vite. I ftuar në "Wake Up" ai tregoi se sa e vështirë ishte të fotografoje për herë të parë, Princin William. Fotografi tregoi se ju desh gati çerek ore për të bërë foton e duhur.