“Ora e Tiranës” është programi më i ri dedikuar kryeqytetit shqiptar, i cili vjen nga e hëna në të premte në orën 17:00 në Top Neës. “Ora e Tiranës” vjen nën moderimin e Fjoralba Ponarit për 15 minuta dhe është një guidë për kryeqytetin shqiptar. Kjo hapësirë ka në fokus përditshmërinë e jetës urbane në Tiranë dhe jo vetëm, pasi do të pasqyrojë dhe zonat më atraktive të kryeqytetit, histori suksesi dhe reportazhe. Ky emision e ka filluar rrugëtimin e tij me datë 20 maj dhe tanimë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të zbulojmë çdo ditë risi të ndryshme të kryeqytetit.