Wake Up/ Eugena Tomini ISHP: COVID po prek edhe moshat 30-40 vjeç
03/07/2020 10:43

Edhe ditët e para të muajit korrik kanë regjistruar shifra të larta përsa i përket të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë, por nga ana tjetër fatkeqësisht edhe humbje jete. Vetëm në 24 orët që lamë pas kanë ndërruar jetën nga koronavirusi, tre pacientë të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ajo që është shqetësuese është ulur mosha e të prekurve por edhe viktimave. Në fakt këto shifra të larta që po përjeton vendi, autoritetet i kanë argumentuar me faktin se kjo ka ardhur si pasojë e masave lehtësuese e nga ana tjetër edhe e mos respektimit të rregullave. Ditët e fundit jo vetëm është rritur apeli i mjekëve për respektimin e rregullave të higjienës dhe distancimit fizik, por vazhdon të përcillet mesazhi se duhet të përdoren maskat, në mënyrë të veçantë në ambientet e mbyllura, në ambientet e institucioneve shëndetësore apo edhe në të gjitha ato subjekte ku nuk rruhet dot distanca të paktën 1.5 metra. Por çfarë po ndodh në Shqipëri, a mos ndoshta faza që po kalojnë lidhet me pikun e rasteve të cilin menduam se e kaluam javë më parë. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP se korovairuset janë viruse që lënë një imunitet të pjesshëm. Nëse ne kalojmë një imunitet pasiv, pra nëse na zë virusi dhe ne imunizohemi në mënyrë të pjesshme kjo nuk e përjashton mundësinë e infektimit edhe gjatë sezonit të dimrit, ndaj mjekët flasin për një valë të dytë të epidemisë në sezonit dimëror. "Vala e dytë ka një projeksion që mund të jetë një valë e dytë pasi nuk dihet nëse dy viruset ai i gripit dhe i COVID do influencojnë me njëri-tjetrin apo do predominojë COVID krahasuar me virusin e influencës."- tha Tomini. Por shefja e Inteligjencës së Epidemiologjike në ISHP evidentoi faktin se gjatë këtyre 5 javëve rastet në rritje të konfirmuarve pozitivë janë tregues se virusi vazhdon të ketë virulencë të lartë, madje dhe te moshat e reja. "Kemi raste që kanë shfaqur shenja klinikë që shkon dhe te mosha 30-40 vjeç raste që kanë pasur dhe nevojë hospitalizimi dhe aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin infektiv dhe jo të gjithë janë me komplikacione sekondare. Kjo do të thotë se ka virulencë dhe ashpërsi në shfaqjen e shenjave klinike".

“Unë si pianiste nuk duhet të bëj asgjë nga ato që bëj çdo ditë”
30/06 10:27
Flokët e pakrehura trendi i ri që po ndjekin pasarelat e modës
30/06 10:26
Baritoni Artur Vera: Ne punojmë fort, por “ikim” pa u vënë re…
30/06 10:06
“Mullixhesha e bukur”, për herë të parë në skenën e TKOB. Çfarë zbuluan artistët?
30/06 10:05
Inteligjenca artificiale në futboll, çfarë po ndodh në ndeshjet e kësaj vere?
30/06 09:42
Glenti Nallbani: FIFA, 600 milionë euro për Kupën e Botës për Klube!
30/06 09:40
Kupa e Botës për Klube mbërthen miliona shikues në mbarë globin këtë verë!
30/06 09:39
TIKO-TAKO/ Maria dhe Hermela nga Tirana konkurrojnë në lojë. Kush fitoi?
30/06 09:38
Dy netë rresht pa gjumë të plakin 4 vite!
30/06 09:36
Kush ishte “e paftuara” sot në Wake Up?
30/06 09:33
Beyonce rrezikon jetën, makina e varur pezull keqfunksionon
30/06 09:33
Jeni dakord se shqiptarët janë shumë të gjindshëm?
30/06 09:32
Pse Jeff Bezos nuk zgjodhi një grua më të re? / Wake Up
30/06 09:24
Mot i qendrueshëm, qyteti më i nxehtë Shkodra! Ja sa shënon termometri/ Wake Up
30/06 09:22
QSUT, raste të shumta të pacientëve me dëmtime nga skuterat!/ Wake Up
27/06 10:27
Fizioterapisti: 12 vjeçarët, rastet më të shpeshta me lëndime nga skuterat!/ Wake Up
27/06 10:26
Eksperti: Të kufizohet lëvizja me skuter në rrugë të caktuara!/ Wake Up
27/06 10:11
Skuterat, eksperti: Drejtuesit e tyre kanë dalë jashtë kontrrolli!/ Wake Up
27/06 10:06
TIKO-TAKO/ Renato nga Tirana dhe Shpresa nga Elbasani konkurrojnë. Fituesi…/ Wake Up
27/06 09:33
TiranaFest, sonte dhe nesër në “Sheshin Skëndërbej”. Muzikë, sport për të gjitha moshat/ Wake Up
27/06 09:32