Aktorja Ermira Hysaj e ftuar ditën e sotme në Wake Up së bashku me aktorin Romir Zalla, si pjesë e kastit të shfaqjes "Hedda Gabler”, biseda u ndal gjithashtu edhe tek angazhimi i Ermirës në rolet e fundit të saj në skenën e Teatrit. "Në fakt vitet e fundit më kanë qëlluar role që rrah burrat në skenë, edhe në këtë rast unë e rrah Romirin Zallën që interpreton gjykatësit. Gjithashtu më kanë qëlluar role ku personazhi im vdes në fund"- zbuloi pak nga roli i saj në këtë shfaqje aktorja Hysaj.