Sipas një monitorimi kombëtar të Qendrës së Studimeve INFOCIP, rreth 30% të ngarkesës në gjykatat administrative dhe 60% të çështjeve në Gjykatën e Lartë në tre vitet e fundit e zënë punësimet dhe shkarkimet nga puna. Ekonomisti Besard Kadia tha sot në " Wake Up" se arsyeja kryesore e këtyre shkarkimeve nga puna janë emërimet politike. Lëvizja e punonjësve sipas bindjeve partiake, sjell dhe një kosto për xhepat e qytetarëve të cilët duhet të derdhin taksa gjithnjë e më të larta për të paguar borxhet e shtetit.