Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se shqiptarët kursejnë më shumë në euro, pasi edhe të ardhurat që ju vijnë nga emigracioni në veçanti i përkasin kësaj valute.