Wake Up/ E thotë “Nëna Parti”, që “Zoti u dashurua me një striptiste”. Provokimi i dy artistëve
24/09/2020 12:06

"Nëna Parti" quhet grupi muzikor i cili duket se ka guxuar jo vetëm me emrin që ka zgjedhur por edhe me titujt apo stilin e muzikës që bëjnë. Klejd Guza dhe Eduina Aliçka janë dyshja e parë në Shqipëri që ka sjellë një rrymë mjaft të veçantë muzikore dhe bëhet fjalë për “Vaporwave” dhe “Synthwave”. Kënga e tyre më e fundit vjen me titullin provokues “God fell in love with a stripper”. Aristët e rinj kanë vendosur që të sjellin një evokim të periudhës së komunizmit, por sigurisht me nota sarkastike. Projekti me i ri “God fell in love with a stripper” tregon një histori fiktive, të shkruar nga Fabio Çani, ku Zoti kap vështrimin e Evës duke kërcyer dhe aty i zgjohen anë dhe ndjesi të dobëta, të cilat shkojnë krejtësisht kundër përfytyrimit që çdokush ka për të. Një prej pjesëtarëve të grupit, Klejdin, e kemi në studio, ndërsa Eduinën e kemi në skype. Nëna Parti lindi si projekt eksperimental mes dy miqve (Klejd Guza dhe Eduina Aliçka) në fillim të 2017-ës si një përpjekje për të sjellë disa rryma muzikore që ishin të përhapura në vendet perëndimore në vitet '80. EP-ja e parë e bandës titullohet “Outrun P.P.Sh” (Lër pas P.P.Sh.), përmban 4 këngë të ndikuara thellësisht nga ritmet “synthwave” të viteve 80′ dhe fjalime të mbivendosura të Enver Hoxhës për të krijuar një efekt nostalgjie, e cila nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Ndërsa EP-ja e dytë “Brief Glimpses of Beauty” (Shfaqje të shkurtra të së bukurës) tregon një histori të shkurtër në 4 këngë: bukuria dhe humaniteti shfaqen dhe në periudhat më të errëta. Vizualet e krijuara me mjeshtëri nga artisti Xhon Dervishi tregojnë njç Enver në stilin Cyborg (njeri i ndërthurur me makinë).

Wake Up/ “Komentoja ndeshjet, por më thonin e ke vendin në kuzhinë”.Qeqa Krelani tregon paragjykimet
22/10 11:39
Wake Up/ Qeqa Krelani: Pse guxova të jem komentatorja e parë shqiptare e futbollit
22/10 11:33
Wake Up/ Alket Islami: Gara e aeronautikës “Albania Open 2020” do të mbahet në kushtet e pandemisë
22/10 11:32
Wake Up/ Në krahinën e mbretërve festohet Dita e Kulaçit dhe Dollisë
22/10 11:32
Wake Up/ Diskriminoi punonjësin për bindjet politike. Rasti i drejtorit të Galerisë Kombëtare
22/10 11:32
Wake Up/ Komisioneri, Gajda: Pamja, seksi, përkatësia politike, format moderne të diskriminimit
22/10 11:31
Wake Up/ “Pas 10 ditësh izolimi nuk i infekton të tjerët”. Dr. Alimehmeti sqaron udhëzimin Covid-19
22/10 11:31
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
22/10 08:06
Wake Up/ Shtypi i ditës, 22 Tetor 2020
22/10 08:01
Wake Up/ A ka një ofertë politike Rezart Veleshnja nga Veliaj për t’iu bashkuar PS? Ja e vërteta…
21/10 11:43
Wake Up/ Rezart Veleshnja sqaron për herë të parë publikisht largimin nga “Shiko kush luan”
21/10 11:43
Wake Up/ Këngëtarja ka një ftesë të pazakontë për ndjekësit: Më bëni një koment negativ
21/10 11:42
Wake Up/ Tare: “Emërtimet gabim të Google të relievit tonë, jo aq naivitet sesa lobim gjeo-politik”
21/10 11:42
Wake Up/ Zv. Ministri i Jashtëm: Gjoba për deklarimin e përkatësisë fetare dhe etnike do të hiqet
21/10 11:41
Wake Up/ Regjistrimi i popullsisë “në karantinë”. Censi shtyhet për 2022
21/10 11:41
Wake Up/ Ja si Kina “e mundi” virusin, ndërkohë që Evropa po hyn në izolimin e dytë
21/10 11:41
Wake Up/ Shtypi i ditës, 21 Tetor 2020
21/10 07:58
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
21/10 07:55
Wake Up/ Fjoralba Ponari për të dashurin: Nuk e kam problem që ta marrin vesh të gjithë
20/10 11:19
Wake Up/ Fjoralba Ponari: Kam më shumë se një bashkëpunim me MC Kresha, së shpejti albumi
20/10 11:16