Luan Zyka është një emër i njohur për politikën, diplomacinë, shkencën, kulturën e deri tek angazhimet në fushën e vitikulturës. Prej vitesh ai jeton në Greqi ku gëzon një reputacion të lartë dhe është pjesë e elitës së profesorëve në universitetin e Selanikut. Zyka garon si kandidat për këshillin e prefekturës së Selanikut, me rreth 2 milion banorë nga të cilët pritet të votojnë rreth 80 % të votuesve. Sot ai rrëfeu në "Wake Up" arsyen e kandidimit të tij ndërkohë që komentoi edhe situatën politike që po kalon Shqipëria.