Sofia nuk është vetëm një grua e bukur por dhe një grua aspak e zakonshme". Përmes saj autori evokon historinë e një periudhe të errët siç ishte komunizmi në Shqipëri duke e treguar këtë periudhë përmes raporteve delikate njerëzore. Në këtë roman hidhet dritë për një nga krimet më të rënda të bëra gjatë diktaturës siç është përdhunimi i femrave nga njerëz të pushtetit.