Vitet e fundit po rritet numri i studentëve mbi 50 vjeç që ndjekin universitetin. Një fenomen ky ndërkombëtar që sigurisht ka prekur edhe Shqipërinë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT raportojnë se është rritur numri i studentëve në moshën mbi 50 vjeç. Rreth 3.5% e individëve apo 12,800 persona që i përkasin grupmoshës 55-64 vjeç marrin pjesë në arsimin publik dhe privat.