Wake Up/ Arkivi i Filmit, Iris Elezi: Trashëgimia jonë filmike rrezikohet nga mungesa e investimeve
23/09/2020 11:39

Pranë Arkivit Qendror të Filmit ruhen foto apo materiale filmike të rralla të filmave të vjetër shqiptarë. Në sajë të një projekti interesant do të mund të bëhet digjitalizimi i rreth 18 mijë objekte që i përkasin arkivës së fototekës së Arkivit të Filmit, duke shkuar kështu rrjedhimisht edhe tek krijimi i muzeut të filmit. "Në nëntor kur fatkeqësisht shqiptarët u përballën me tërmetin ne na erdhi lajmi i mirë nga Universiteti i Kalifornisë se kishim fituar një grant prej 50 mijë dollarësh për digjitalizimin e fototekës së arkivit të filmit që janë foto nga shesh xhirimi, skenaret e realizuara dhe të parealizuara, skeçet, dekorin, kostumet etj etj."- tha Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit. Brenda Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ruhet e gjithë trashëgimia filmike shqiptare dhe shumica prej këtyre materialeve janë unike. Ndaj nëse ndodh ndonjë incident i papritur ne rrezikojmë të humbasim të gjithë trashëgiminë filmike të akumuluar ndër vite. Bëhet fjalë për foto të shumta të aktorëve në shesh xhirime, shiritave, apo materialeve të tjera me vlerë që janë një pasuri unike. Po ashtu po planifikohet që të merret një skaner i ri që do të ndihmojë në procesin e inventarizimit, duke lehtësuar kështu edhe punë e ekspertëve të këtij institucioni. Procesi i mirëfilltë i digjitalizimit do të fillojë në muajin janar dhe ai do t'i vijë në ndihmë edhe kineastëve që do të duan të realizojnë ndonjë projekte filmike dhe kanë nevojë ta dokumentojnë.

Mos u nis në Shengjin pa prenotuar. Ja çmimet e akomodimit dhe të çadrave/ Wake Up
04/07 10:26
Ballkoni panoramik i Lezhës, atraksioni i ri turistik i Adriatikut. Rekord kosovarët…/ Wake Up
04/07 10:16
Emocionet nuk janë armiku yt, mos i mbyll pasi kthehesh në kosh plehrash!/ Wake Up
04/07 10:15
Gazetari zbulon çfarë konsumoi Ivanka Trump me familjen në Vlorë/ Wake Up
04/07 10:14
Vizita e papritur e Ramës në Vlorë, gazetari zbulon çfarë ndodhi/ Wake Up
04/07 10:09
Kurse për menaxhimin e emocioneve, Japonia sjell risinë e fundit!/ Wake Up
04/07 09:33
TIKO-TAKO/ Luljeta nga Fieri dhe Mimoza nga Tirana konkurrojnë. Çfarë fitoi Luljeta?/ Wake Up
04/07 09:33
KEAD, lider në Shqipëri. Çfarë risish sjell në distribucionin e veglave të punës?/ Wake Up
04/07 09:28
Donald Trump prezanton parfumin e tij për meshkuj dhe gra. Ja sa kushton…/ Wake Up
04/07 09:25
Roboti Jake del rrugëve të Texas-it, njerëzit habiten!/ Wake Up
04/07 09:24
Konsumimi i djathit të bardhë para gjumit sjell ankth gjatë natës/ Wake Up
04/07 09:21
Nëse do mund të ishe kudo në botë sot, ku do të zgjidhje?/ Wake Up
04/07 09:20
Lajm i mirë/ Valixhe falas deri në 7 kg për të gjithë ata që udhëtojnë/ Wake Up
04/07 09:19
Kush ishte “i paftuari” sot në Wake Up?
04/07 09:18
Vala e të nxehtit pushton vendin. Termometri në Berat do shënojë 41 gradë C!/ Wake Up
04/07 09:17
“Mos ji aq i mirë sa të të hanë dhe aq i keq sa të të pështynë”!/ Wake Up
03/07 10:28
Baba Vanga e re: Një katastrofë e tmerrshme do ndodhë me 5 korrik në Japoni/ Wake Up
03/07 10:27
Tradita e mbrëmjes së maturës, si lindi dhe për çfarë shërben?/ Wake Up
03/07 10:24
Me kalë në mbrëmjen e maturës: Shpenzova rreth 400 mijë lekë!/ Wake Up
03/07 10:23
Nora Malaj sjell kujtime nga mbrëmja e saj e maturës në 1964. Flokë të pa lyera e pa grim
03/07 10:22