Në rrugën “Frang Bardhi”, në zonën e Selitës, janë rreth 50 banesa, kryesisht të komunitetit rom, të cilave prej dy javësh u është prerë energjia elektrike. Për këtë arsye, të gjitha familjet nuk i çojnë më fëmijët në shkollë, sepse ata nuk lahen dot (për shkak të mungesës së dritës) dhe as nuk mësojnë dot me dritën e qiririt. Edhe fëmijët janë të shqetësuar, madje kur shkuam ne, i gjetëm të përlotur, ata që pranuar të dalin para kameras.