Rruga Egnatia ishte ura lidhëse më e rëndësishme e Lindjes me Perëndimin, rruga që lidhte Romën e vjetër me Kostandinopojën. Edhe sot e kësaj dite ka fragmente të kësaj vije që mbartin vlera historike dhe kulturore. Profesor Alkesandër Meksi shprehet se këto dëshmi si dhe shumë monumente që ndodhen përgjatë segmentit shqiptar të Rrugës Egnatia duhen promovuar, pasi pak njihen.