Ne shqiptarët jemi një popull që u beson së tepërmi premtimeve, duke pritur që jeta jonë të ndryshojë si me magji brenda pak kohësh. Për Gabriel Partosh , analistin ekonomik në “The Economist Inteëlligence Unit” në Londër”, ky eshte edhe thelbi i asaj që po ndodh, pasi sot ka shumë shqiptarë të pakënaqur dhe të zhgenjyer me mundesite që ofron Shqipëria, pas cdo kapitulli te ri qeverisës, e kështu ata mendojne cdo dite të emigrojnë në vende me standarde më të mira jetese.