Hyjnë sot në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, ku vendoset për herë të parë në vendin tonë sistemi me pikë për lejet e drejtimit. Mbajtësi i çdo leje drejtimi zotëron fillimisht një sasi prej 20 pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve në Policinë e Shtetit. Këto pikë zbriten për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, sipas llojit të shkeljes.