Si çdo gjëje tjetër, shqiptarët ua gjetën marifetin edhe kasave fiskale. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inspektorët do të nisin tashmë kontrolle intensive në çdo biznes që përsërit faturat apo lëshon kupona tatimorë, në të cilat vlera nuk përputhet me koston reale të produktit apo shërbimit.