Truri i njerëzve që jetojnë në qytet vepron ndryshe nga ai i atyre që kanë zgjedhur ta kalojnë jetën në fshat. Kërkimet shkencore tregojnë që rreziku për t’u prekur nga çrregullimet e ankthit rritet me 21% tek ata që lindin dhe rriten në qytete të mëdha. Edhe më tej, zonat urbane shtojnë mundësinë që banorët e tyre të preken nga depresioni, apo edhe skizofrenia. Situata bëhet akoma edhe më shqetësuese pasi mendohet se deri në vitin 2050, dy e treta e popullsisë botërore do të jetojë në qytet.