Asambleja e qytetarëve të komunës Bubendorf, me 5 mijë banorë në kantonin e Bazelit, në Zvicër, është shprehur kundër natyralizimit të një familjeje me katër shqiptarë të Kosovës, që kanë dhjetë vjet që janë rezidentë në fshatin në fjalë. Në fakt, komuniteti lokal, i ka akuzuar ata se “nuk sillen si zviceranë”.