15 nxënësë të shkollave të mesme në Gjirokastër ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako” komedinë e zezë “Shtëpia e të Marrëve.” Komedia në fjalë sjell në qendër të vëmendjes përplasjen që ekziston mes brezave kur flitet për trajtimin e elementeve te trashëgimisë kulturore, në këtë rast, shtëpisë tipike gjirokastrite. Të gjithë komponentët për realizimin e kësaj komedia janë realizuar nga vetë të rinjtë gjirokastritë.