Shumicën e kohës gjate ditës ne e kalojmë të ulur dhe të kërrusur, të detyruar për shkak të punës, apo detyrave të shtëpisë për fëmijët e vegjël. Por qëndrimi me shpinë të kërrusur për një kohë të gjatë mund të sjellë një sërë sëmundjesh. Ne kemi shkuar me një fizioterapist në ambjentin e një call center-i, meqë aty ka më shumë punëtorë, dhe kemi parë sa prej tyre qëndrojnë ulur në pozicionin e duhur, dhe sa prej tyre qëndrojnë në pozicionin e gabuar.