Nëse shumkush orën e përdor për kohën, në përpjekje të vazhdueshme për të qenë korrekt në aktivitetet e përditshme, ka dhe nga ata që me të krijojnë ekspozita. Familja Mançellari që jeton në Tiranë, prej vitesh koleksionon ora, duke qenë në kontakt me to thuajse gjithë ditën, për sa kohë i kanë shpërndarë jo vetëm në ambientet e shtëpisë por edhe në biznesin e tyre.