Pas 63 vitesh në fron, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth ka arritur një rekord. “Reuters” raporton se sot (9 shtator) ajo kalon plot 23.000 ditë e ulur në fronin mbretëror, duke mposhtur kështu edhe Mbretëreshën Viktoria, që mbretëroi nga viti 1837 deri në vitin 1901. Dhe nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë, çka do të thotë se Princi Charles, 66 vjeç, do të duhet të presë më gjatë akoma derisa të bëhet mbret.