Një studim i kryer nga kompania amerikane “Braun Research” tregon se 1 në 3 persona përdor rrjetin social facebook teksa drejton makinën. Edhe pse përdorimi i telefonit është i ndaluar nga drejtuesit e automjeteve, këta të fundit e kanë të vështirë të heqin sytë nga mesazhet, komentet dhe pëlqimet edhe kur janë në timon. Kështu, po sipas “Braun Reserch”, 61% e drejtuesve të mjeteve e përdorin celularin për të dërguar mesazhe në tekst dhe 33% për të dërguar e-maile.