Të rinjtë nga katër shkolla të ndryshme profesionale janë bashkuar në një mendim, duke sjellë në panairin e tekstileve veshje të ricikluara. Gota, pjata plastike, qeska te ndryshme me ngjyra, letra dhe gazeta janë materialet bazë, që janë përdour nga të rinjtë e apasionuar për të krijuar forma fustanesh elegante. Të gjitha këto fustane, që do të konkurronin dhe ato të markave më të njohura në pasaralet ndërkombëtare, janë idetë e vetë të rinjve.