Emigrantët shqiptarë në Greqi po kthehen në atdhe. Rikthimi nisi mes viteve 2010 dhe vazhdoi deri vitin e shkuar. Por duket se problemet e mëdha që po kalon aktualisht Greqia, do të shkaktojnë një fluks të dytë të kthimit të emigrantëve nga shteti fqinj…. Fatjoni është një ri i cili është kthyer në viti 2012 nga Greqia. Në atë periudhë ai dhe bashkëshortja e tij humbën punën në një kompani greke, e cila bëri shkurtime.