E keni imagjinuar ndonjëherë që shtëpinë tuaj ta ktheni në një park ku mund të luash skateboard, çdo ditë? Dmth, të mund të lëvizni me skateboardin tuaj nga dhoma e gjumit, në tualet, në kuzhinë e të dilni edhe jashtë më pas. Po që shtëpinë tuaj të skateboardit mos e përdorni vetëm ju, po ta përdorë çdo njeri që ka qejf? Kjo ka ndodhur me një djalosh 31 vjeçar në Sao Paolo të Brazilit, i cili ka plotësuar ëndrrën e fëmijërisë së tij, që shtëpinë ta kthejë në një park skateboardi.