Turizmi, përfaqëson sot një industri të madhe që synon shfrytëzimin e resurseve turistike, shndërrimin e burimeve natyrore, njerëzore dhe burimeve kapitale në produkte dhe shërbime turistike, me të ardhura të mëdha për ekonominë. Ndër format e ndryshme, vitet e fundit, ekoturizmi, si një formë e suksesshme e bërjes turizëm dhe si një biznes social me efekte pozitive në mikroekonominë lokale, po përhapet gjithnjë e më shumë.