Në një kohe kur autoritet shqiptare po sigurojnë se kriza greke nuk do të sjellë infektim financiar për ekonominë shqiptare, duket se janë lënë pas dore efekti social që mund të sjellë gradualisht kjo situatë: rikthimi i emigrantëve. Financial Time shkruan në një artikull të saj të fundit, se Shqipëria nevojitet te përgatitet për rrezikun që mund të vijë nga fqinji i saj jugor dhe që mund të detyrojë qindra mijëra emigrantë shqiptarë të rikthehen në Shqipëri.