Kanë kaluar 12 ditë që kur Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nënshkrimet e vetme që janë dhënë janë nga 31 deputetët e partisë. Nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e LVV-së, Arberie Nagavci arsyetohet se 9 nënshkrimet e tjera të nevojshme për thirrjen e seancës do të sigurohen pas kthimit të Kuvendit nga pushimi, në të hënën e dytë të shtatorit.