Vuçiç uron nobelistin Handke: Serbia ju konsideron mik të vërtetë
11/12/2019 16:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e uroi shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili të martën mori në një ceremoni zyrtare Çmimin Nobel për Letërsi. “Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Nobelin për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andricit, kemi edhe një tjetër laureat “, tha Vuçic, duke aluduar për shkrimtarin serb që fitoi Nobelin për Letërsi në 1961. Kreu i shtetit serb shtoi se Handke është shpërblyer me Nobel për “punën e jashtëzakonshme letrare, njohurinë dhe krijimtarinë”, por edhe për “cilësi të pakrahasueshme morale, guxim dhe dinjitet”. Shkrimtari austriak e pranoi të martën Nobelin e Letërsisë për vitin 2019, por kjo erdhi mes protestash të mëdha. Shoqatat e viktimave të luftës në Bosnje, vendosën një ekran gjigant elektronik në qendër të Sarajevës, duke portretizuar Handke, si një djall që qëndron pranë kafkave, me një mesazh ku thuhet “turp të keni”. Në Stokholm, grupe protestuesish vendosën slogane si “Jo Nobel për lajme të rreme”, dhe thirrje “Handke kërkoi ndjesë për viktimat e Srebrenicës. Sot!”. Ceremonia në Stokholm u bojkotua nga disa vende – përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjën – për shkak të mbështetjes së zëshme të Handkes për ish-presidentin serb, Sllobodan Milloshevic, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. “Sot është ditë e turpshme për Evropën dhe njerëzimin”, shkroi në Tëitter ministri i jashtëm i Kosovës në largim, Behgjet Pacolli. Kjo, tha ai “tregon se Europa“, shkroi ai, “vuan nga harresa për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnjë e Kroaci“. Një turp e quajti dhënien e këtij çmimi edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që tha se një lëvizje e tillë do të inkurajojë armiqtë e islamit dhe të njerëzimit.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54