Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës. E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç, në një intervistë për Televizionin Prva.