Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Tiranë. Bëhet fjalë për procesin e “Brdo-Brijuni”-t, që organizohet këtë vit në kryeqytetin shqiptar në datat 8 dhe 9 maj. Kjo po shihet nga Brukseli edhe si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.