Pas debateve një ditë më parë në Këshillin e Sigurimit mbi Kosovën, “Deutsche Welle” analizon apelet e Aleksandar Vuçiçit për dialog dhe "pajtim historik me shqiptarët". Disa e brohorasin si vizionar, thotë gjigandi mediatik gjerman, ndërsa kritikët dyshojnë se mos bëhet fjalë për një manovër taktike. Edhe pse posti i kreut të shtetit në Serbi është përgjithësisht simbolik, Vuçiç i ka dhënë atij një dimension tjetër.