Vrasje me snajper për hakmarrje/ Ekzekutohet Kastriot Reçi. Ngjarja pas disa vrasjesh
07/01/2020 19:36

Mëngjesin e së martës, qyteti i Rrëshenit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku në një atentat mbeti i vrarë, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni. Ai ishte duke dal nga lokali i tij në momentin kur ndodhi ngjarja. Dyshohet se autorët që i bënë pritë, e qëlluan me snajper. Ndërkaq, burime nga spitali i Rrëshenit bëjnë me dije, se 47 vjeçari Reçi, u qëllua me vetëm një plumb në pjesën e kraharorit, çka i shkaktoi atij edhe vdekjen. Një dëshmitar i ngjarjes, i cili nuk pranoi të fliste para kamerës, tregoi që nuk pati zhurma të shtënash, e po ashtu edhe në vendin ku Kastriot Reçi u qëllua, ishin pak njolla gjaku, çka konfirmon se mund të jetë përdorur Snajper për të kryer vrasjen. Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal “Media +”, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi. Lidhur me atentatin, burime të policisë bëjnë me dije, se ka qenë i planifikuar dhe i organizuar duke iu referuar dinamikës së ngjarjes dhe armës me të cilën viktima u qëllua. Pista e parë mbi të cilën grupi hetimor po punon, është ajo e hakmarrjes, pasi përpara dy viteve, në Romë të Italisë, u vra vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi. Dyshimet për vrasjen e këtij te fundit, lidhen më vrasjen e ish zyrtarit të OSHEE, në Rrëshen, Sajmir Jaku. Por, ajo që ndodhi më pas, është se pas vrasjes së Gasper Reçit, në Belgjike u vra edhe Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut. Në atë kohë, dyshimet e policisë belge ishin se Gjini ishte vrarë nga dy atentatorë shqiptarë, të cilët sipas tyre u hakmorën për vrasjen e Gasper Reçit. E për të arritur kështu tek vrasja e katërt, këtë te martë, ajo e Kastriot Reçit. Ndërkaq në gusht të vitit të kaluar, në Rreshën u vra edhe Armand Gjini i njohur ndryshe si Tonin Gjini. Më herët ky i fundit i kishte shpëtuar një atentati me tritol. Në Rreshën, në orët e pasdites ishte edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi një takim për disa minuta në komisariatin e policisë Mirditë, lidhur me ngjarjen e ndodhur. Po ashtu, policia për këdo që do të mund të jap informacione të vlefshme për autorët e kësaj ngjarjeje, ka vënë 2 milionë lek shpërblim.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16