Si sot një vit më parë, Divjaka u kthye në krye të të gjitha lajmeve në vend. Një burrë vrau bashkëshorten e tij, ndërsa u tha se ishte i dehur. Gruaja Fëllënxa Rrasa, viktima e atij krimi, dhunohej shpesh nga bashkëshorti. Për këtë shkak pesë vjet përpara vrasjes kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje. Por të shtunën e 19 shtatorit, cifiti që jetonte në Babunjë të Divjakës ishte përfshirë në një debat dhe kishin larguar edhe djalin nga shtëpia. Në dhomën e gjumit bashkëshorti Hekuran Rrasa kreu krimin, duke e vrarë me armë gjahu të shoqen e më pas edhe veten. Fëllënxa ishte gruaja e dytë e 58 vjecarit dhe raportet mes tyre përkeqësoheshin, shpesh edhe nga mjerimi.