Ngjarja në lulishten “1 maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike. Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.