Paisja elektronike do të përdoret nga mbi 50 mijë votuesit e Njësisë numër 10, në Tiranë, për të votuar më 25 prill. Kjo zonë është zgjedhur për të realizuar votim dhe numërim elektronik dhe KQZ e ka hapur qendrën e parë, ku për disa ditë me radhë, banorë të kësaj njësie do shkojnë të votojnë për të mësuar procesin.