Vota e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara për Jeruzalemin vijon të prodhojë debate në vend. Mesditen e së martës ka reaguar përsëri institucioni i Presidentit të Republikës, që përsërit se Presidenti nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga Ministria e Jashtme dhe zyrtarë të saj për këtë votim.