Një sherr banal në një lokal në rrugën Transballkanike në Vlorë ka përfunduar me plagosje me thikë. Dyshohet se dy persona të moshuar kanë qenë duke konsumuar alkool, ndërsa mësohet se debati ka nisur prej disa kohësh për një tokë në fshatin Hoshtime të Vlorës.