Vllaznia-Laçi, supersfida e javës/ Superiorja rikthehet me ndeshjet më të rëndësishme
09/04/2021 15:44

Superiorja rikthehet me ndeshje mjaft të rëndësishme në javën e 27-të. Katër përballje do të luhen nesër dhe vetëm një të dielën, ajo mes Partizant dhe Bylisit. Ndeshja më e rëndësishme dhe më e forte, të paktën në letër është padyshim përballja për kreun mes Vllaznisë dhe Laçit. Trajneri i shkodranëve, Tomas Bërdaric është shprehur shumë optimist për këtë takim. “Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin. Besoj se nesër do të bëjmë mirë. Për sa i përket dëmtimeve, vetëm Imami ka shfaqur probleme. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në “Loro Boriçi” dhe kjo është diçka shumë e mirë. Imeri është gati për nesër dhe do të shikojmë për formacionin. Është një ndeshej shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin”, tha Bërdaric. Laçi përballet me një tjetër rival direkt në këtë javë dhe vjen nga një situatë jo e mirë pas dy humbjeve rradhazi me Tiranën dhe Teutën. Ndërkohë, bardheblutë udhëtojnë drejt Korçës sot për ndeshjen e nesërme me vendasit, që për Orges Shehin mbetet një ndeshje gjithmonë speciale për shkak të së shkuarës së tij. Edhe pse një skuadër shumë larg asaj kohëve të arta, Shehi shprehet i kujdesshëm dhe vlerësues ndaj ekipit të drejtuar nga Memelli. “Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë”, deklaroi Orges Shehi. Këto por edhe sfidat e tjera të kësaj jave të kategorisë Superiore do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejpëtrdrejti dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel/Dështon ankandi për Tiranën/Asnjë ofertë për aksionet e sekuestruara të klubit bardheblu
22/04 19:57
Top Channel/ Maratona e Vlorës/Atletët nga Kenia marrin vendet e para mes 1200 konkurrentëve në garë
21/04 15:15
Top News/ Befason legjenda Romario. Do rikthehet të luajë në moshën 58 vjeçare
17/04 19:19
Top Channel/ Kampionë në Kickbox/ Ekipi i Apollonisë merr trofeun në kampionatin e fundit
17/04 15:33
Top Channel/ Dhunë në kampionatin U-21,përplasje me Erzenit dhe Partizanit, dy futbollistë në spital
16/04 18:48
Top News/ Ceremonia e hapjes e ‘Paris 2024’. Macron bën të ditur planin B për sigurinë e eventit
15/04 15:57
Top Channel/ AF Elbasani ngjitet në superiore/ Flet Guranjakun, drejtori sportiv i klubit
15/04 13:03
Top News/ UFC e bën zyrtare. Irlandezi Conor McGregor kthehet në oktagon
14/04 17:58
Top Channel/ Ndërroi jetë gjatë ndeshjes miqësore, momenti kur ish-futbollisti rrëzohet në tokë
13/04 19:13
Top News/ ISIS kërcënon Europianin/ Gjermania dyshon se ka infiltruar 50 terroristë në vend
12/04 22:42
Top News/ Incident me Ferrari , frikë për mbrojtësin Elseid Hysaj
12/04 12:12
Top Channel/ Frikë për Elseid Hysajn, Ferrari i tij merr flakë! Lojtari ishte me vjehrrin në makinë
12/04 12:07
Top News/ Momente paniku për Harry Kane/Makina e familjes përfshihet në aksident, lëndohen fëmijët
12/04 09:34
Top News/U gjykua për vrasjen e ish-bashkëshortes.Ndërron jetë O.J Simpson,humbi betejën me kancerin
11/04 19:45
Top News/ Atletika Botërore merr vendimin. 50 mijë USD për fituesit e medaljeve të arta në Paris
10/04 18:52
Top News/ Afrojnë Lojërat Olimpike. Dalin në shitje edhe 250 mijë bileta të tjera
10/04 18:50
Top News/ Skuadrat me 26 lojtarë në Evropian. UEFA pritet të marrë vendimin në javët e ardhshme
09/04 20:24
Top News/ Kualifikueset e Euro 2025. Kombëtarja e Kosovës Femra përgatitet për Uellsin
08/04 15:13
Top News/’Paris 2024′ është 100 ditë larg. Shqetësim për cilësinë e ujit të lumit Sena
08/04 13:23
Top News/ Transformimi fizik i Özil. Mahnit fansat e tij dhe…Cristiano Ronaldon
04/04 17:04