Vllaznia bëri një tjetër hap fals në kampionatin shqiptar të futbollit në një sezon që e ka nisur si protagoniste dhe po kryeson me meritë, por po humbet pikë rrugës që mund të rezultojnë fatale për titullin. Shkodranët u ndalën këtë radhë në transfertën e Korcës ndaj Skënderbeut, duke lënë dy pikë që ndikojnë jo pak.