Vjosa, u shpall me bujë të madhe Park Kombëtar në mars të vitit 2023, por, këtë mbrojtje e gëzon vetëm në letër. Minierat e bitumit, fushat naftëmbajtëse, guroret, marrja e inerteve nga lumi apo depozitimi i mbetjeve të qyteteve buzë Vjosës, janë vetëm disa nga pikat e nxehta të ndotjes, me të cilat po përballet lumi i fundit i egër i Europës. Ndërkohë që hartohej plani i menaxhimit që kërkon 7.2 mln euro për zbatim, ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura e bëri nul hartimin e tij Pse nuk zbatohet plani i menaxhimit? Si mund të shpëtohet Vjosa dhe të gjendet një balancë? #Vjosa #lumiegër #Europë #Miniera #Gurore #ParkKombëtar #ZonateMbrojtura