Përmeti ka çdo gjë, por vetëm det! Në fakt, ky qytet ofron çdo gjë dhe rruga për të shkuar në det është tashmë më e mirë dhe e mundëson detin pas disa kilometrash. Gjithsesi, ambasadori holandez as e kishte menduar, se Përmeti do të kishte gjithçka. I mësuar me vendin e tulipanëve, diplomati nga vendet nordikem, rrëfehet ndryshe. Provon rakinë dhe glikotë e të gjitha frutave, provon verën dhe lulet...Sheh Banjat e Bënjës dhe mahnitet me qytetin që zgjodhi vetë për të qenë pjesë e reportazheve të gazetarit Thimi Samarxhiu.