Ilnisa Agolli, sot na çon 25 km larg qytetit të Korçës, në Vithkuq. Në fshatin e 24 lagjeve dhe kishave. Të monumenteve kulturore, ikonave dhe ikonostasëve. Ngjarjet dhe figurat historike këtu, i kalojnë përmasat e një fshati-qytet. Në Vithkuq peisazhet janë mahnitëse dhe çezmat plot 100. Ka dhe një kishë e cila ruan eshtrat e të vdekurve. Po ç’thonë vithkuqarët? Si e ndjejnë veten? Të bekuar apo të harruar? Ndiqni episodin e plotë për më shumë.