Duhen edhe tre muaj që Shqipëria të bëjë një bilanc të plotë nëse është zbatuar apo jo si duhet strategjia ndërsektoriale për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit. Në 31 dhjetor përfundon afati i strategjisë, të miratuar nga mazhoranca aktuale.